image Shqipëri, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, policia shton kontrollet

Rajon

Shqipëri, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, policia shton kontrollet

news image

Në një kohë që numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur shifra rekord të personave të infektuar, policia do të rrisë prezencën në zonat me numrin më të lartë të prekurve.

Sipas zëvendësministres së brendshme, Romina Kuko, rritja e prezencës policore vjen si shkak i mosrespektimit të masave anti-COVID që kanë çuar në rritje të numrit të të infektuarve.

” Me keqardhje konstatojmë se ditët e fundit kemi patur rritje të rasteve që lidhen drejtëpërdrejtë me mosrespektimin e masave anticovid-19″, ka thënë Kuko.

Rikthimi i prezencës policore për kontrollin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, vjen kur Policisë u janë përcaktuar detyra të reja pas pandemisë, si monitorimi i provimeve të maturës, lufta kundër kanabisit apo puna për mbarëvajtjen e sezonit turistik. /Gazeta Sinjali/.