image "Shpirtat e mi, ma keni tha zemrën", fjalët prekëse të vajzës për babain, nënën e gjyshen që vdiqën pas helmimit në Shqipëri

Sociale

“Shpirtat e mi, ma keni tha zemrën”, fjalët prekëse të vajzës për babain, nënën e gjyshen që vdiqën pas helmimit në Shqipëri

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë vdekur për shkak të dyshimit se janë helmuar në ushqim derisa ishin në Shqipëri, mëson Gazeta Sinjali.

E vajza e Afrimit, ka shkruar disa fjalë prekëse për të, në rrjetin social Facebook.

Shpirtat e mi ma thajtet zemren allahu ne lula te xhenetit ju past dergu ne kete nate te madhe te ramazanit“, ka shkruar vajza e Afrimit.

Sinjali ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri dhe në Policinë e Shtetit atje, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Më këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.

Haziri ka shkruar se apeli i tij është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

/GazetaSinjali/