image E rëndë: Vdesin 3 anëtarë të një familje nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Shqipëri

Siguri

E rëndë: Vdesin 3 anëtarë të një familje nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Shqipëri

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë vdekur për shkak të dyshimit se janë helmuar në ushqim derisa ishin në Shqipëri, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjali ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri dhe në Policinë e Shtetit atje, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Për këtë lajm të hidhur kanë shkruar edhe familjarët e viktimave.

Djali i Afrimit, Haki Haliti ka shkruar para 17 orëve për vdekjen e babait dhe të gjyshes, ndërsa ka njoftuar për gjendjen kritike të nënës së tij.

Por disa orë më vonë, në rrjetin social Facebook, fqinj të kësaj familje njoftuan edhe për vdekjen e nënës së Hakiut.

/GazetaSinjali/