image Shpërthim në një hotel në Prizren, digjet njehsori i rrymës

Siguri

Shpërthim në një hotel në Prizren, digjet njehsori i rrymës

news image

Dje pak para mesnatës, në rrugën “Shaip Spahiu” në Prizren, një burrë ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim në hotelin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se shkaku i shpërthimit në hotel ka qenë dëmtimi i një njehsori të rrymës për shkak të mbingarkesës.

Viktima ka raportuar se njehsorin e rrymës e ka ndërruar së fundmi, por që nuk ka qenë adekuat për ngarkesën që kishte.

Në lidhje me rastin është informuar hetuesi kujdestar.

/GazetaSinjali/