image Sulmohet me bombë shtëpia e një polici të Kosovës në Leposaviq

Siguri

Sulmohet me bombë shtëpia e një polici të Kosovës në Leposaviq

news image

Një bombë ka shpërthyer sonte rreth orës 19:30 në oborrin e shtëpisë së një zyrtari policor në Leposaviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti.

Hoti tha se zyrtari, shtëpia e të cilit ishte cak i sulmit, është pjesëtar i Policisë Kufitare të Kosovës.

“Po, është e vërtetë. Diku pas orës 19:30. Nuk ka të lënduar, kjo ka rëndësi. Hetuesit dhe njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Ky zyrtar policor i përket Policisë Kufitare, nuk është pjesë e regjionit të Mitrovicës, është në kuadër të Policisë Kufitare”, tha Hoti për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/