Demi Rose është njëra ndër modelet më të famshme në botë në rrjetet sociale. Ajo komentohet vazhdimisht në mediat rozë edhe për linjat e saj trupore.
Modelja britanike gjatë ditës së djeshme përmes një video ka shpërthyer në lot teksa ka treguar për abuzimet që kishte pasur si fëmijë, shkruan “Daily Mail”.
25- vjeçarja u ka rrëfyer një ngjarje të trishtë gjithë ndjekësve të saj në “Instagram”, të cilët janë 14,2 milionë.
Demi kishte pasur probleme me zemër gjatë vitit 2018, pasi babai i saj, Barrie kishte ndërruar jetë, kurse disa muaj më pas edhe nëna e saj.
“Jo secila ditë është e mirë. Jo çdoherë ndihem e lumtur sikurse një ditë më parë, por është në rregull të ndihem kështu. Ne jemi njerëz”
“Është shumë e vështirë për mua të përballem me të gjitha këto ndryshime, sesi duhet të rritesh dhe të jesh e fortë. Jo gjithçka është perfekte. Jo gjithmonë e dua veten”, është shprehur ajo.
Përveç kësaj, ajo kishte treguar edhe për abuzimet dhe bullizmin, me dukuri të cilat ishte përballur gjatë shkollimit të saj.
“Nuk desha të hapem se në çka kam kaluar, por unë ende vazhdoj të përballem me to”
“Duke filluar nga abuzimi si fëmijë, të jesh pre e bullizmit, lëndimi nga lidhjet e dashurisë që nuk ke menduar që do të ndodhin e deri te humbja e personave të dashur, ka rrëfyer Demi.
Megjithatë, pas të gjitha këtyre ajo u ka bërë thirrje fansave të saj që të mbështesin veten, pa marrë parasysh se çka iu ndodhë në jetë./ Gazeta Sinjali/