image Modelja shqiptare: Dikur milja lopët, sot jam në jurinë e Miss SHBA

Bota e Yjeve

Modelja shqiptare: Dikur milja lopët, sot jam në jurinë e Miss SHBA

news image

Modelja e njohur shqiptare, e cila ndër vite ka shënuar goxha suksese ndërkombëtare, Emina Cunmulaj së fundmi ka shënuar një tjetër arritje.

Karrierës së saj, ajo ia bashkangjiti edhe titullin “juri e Miss SHBA”.

Nga Amerika, modelja është kujdesur që të përcjellë një mesazh shumë domethënës për të gjitha vajzat që kanë një ëndërr.

Sipas saj, gjithçka mund të realizohet me punë dhe vullnet pavarësisht se nga vjen apo mundësive që ke.

“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15 vjeç. Dhe sot jam ulur në jurinë e Miss SHBA. Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet edhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare”, u shpreh Cunmulaj në një video të publikuar në TikTok-un e saj.

/GazetaSinjali/