image Shpërndarësi i picave në Prishtinë pranon 100 euro false nga një klient, Policia jep detaje

Siguri

Shpërndarësi i picave në Prishtinë pranon 100 euro false nga një klient, Policia jep detaje

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Enver Maloku” të Prishtinës ka ndodhur një rast i “Falsifikimit të parasë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, cak i këtij mashtrimi ka qenë një shpërndarës i picave, i cili ka pranuar nga një person një kartëmonedhë prej 100 eurove.

Shpërndarësi ka deklaruar se kartëmonedhën e falsifikuar e ka vërejtur vetëm pasi e ka dorëzuar pazarin ditor dhe menjëherë pas kësaj ai e ka denoncuar rastin në Polici.  

/Gazeta Sinjali/