Në Nyon të Zvicrës është hidhur shorti për raundin e dytë kualifikues të Champions League, ku skuadra kampione e Kosovës, Ballkani ka mësuar edhe kundërshtarët e saj në këtë tur.
Goglat i vunë “portokallinjtë” në turin e parë përballë kampionit të Lituanisë, Zalgiris, me sfidat që do të fillojnë të luhen më 5-6 korrik në transfertë, ndërsa ndeshjen e kthimit do e luajë në shtëpi më 12-13 korrik.
Ndërsa ditën e sotme, suharekasit mësuan fatin e raundit të dytë kualifikues, nëse arrijnë të triumfojnë në rrethin e parë ndaj Zalgiris.
Ballkani do të duelojë në turin e dytë të Champions League me Malmon ose me fituesin e paraeliminatoreve.
Ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues do të luhen më 19 dhe 20 korrik, teksa takimet e kthimit janë planifikuar të zhvillohen më 26 dhe 27 korrik.