Një shtetas i Kinës është shoqëruar në stacion policor, pasi që dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.
Ai u has mesditën e djeshme rreth orës 15:10 në pikën kufitare Merdare.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit, atij i është konfiskuar pasaporta.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull/kinez shtetas i Kinës, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka hyr ilegalisht në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, nga i dyshuari është konfiskuar pasaporta dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/