image Shoqata e Gastronomëve dhe Oda e Hotelerisë vendosin për ditën e protestës

Biznes

Shoqata e Gastronomëve dhe Oda e Hotelerisë vendosin për ditën e protestës

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë vendosur që me 15 dhjetor të protestojnë për shkak të siç thonë ata, mos mbështetjes financiare, mohimit të të drejtës për të punuar dhe mosgatishmërisë për takime dhe gjetje të zgjidhjes nga Qeveria e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të përfaqësuesve të të dy shoqatave, ku u tha se protesta do të nis në orën 13:00 para Qeverisë.

Arian Vranica, Sekretar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, tha se vendimi për protestë vjen pas shumë tentativave për t’i shfrytëzuar rrugët demokratike lidhur me kërkesat e tyre dhe shkaku i mungesës së një strategjie të Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar gastronomisë.

Mos pasja e një vizioni dhe një strategjie nga ana e Qeverisë së Kosovës në raport me gastronominë, neve na ka imponuar që t’i shfrytëzojmë rrugët demokratike, pra organizimin e protestës të cilën e kemi paralajmëruar me datë 15 dhjetor, pra 13:00 para qeverisë. Qeveria na ka burgos dhe nuk po na jep bukë”, tha ai.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva tha se kjo protestë është e imponuar dhe se ata po përgatiten për të.

Kjo protestë nuk është me dëshirën tonë por është imponuar për arsye se i kemi shterë të gjitha mundësitë që të vazhdojmë kontaktojmë dhe të vazhdojmë bisedimet me Qeverinë dhe ministritë përkatëse, por i kemi has në vesh të shurdhër dhe na u është imponuar kjo protestë, kështu që ftojë të gjithë bizneset që i përkasin fushës së hotelerisë dhe turizmit që të na bashkohen, estrada të na bashkohen, përfaqësues të sallave të dasmave , përfaqësues të këtij sektori”, ka thënë ai, duke shtuar se këta sektorë kanë qenë më të atakuarit gjatë kohës së pandemisë.

Ne edhe ndihmat, do të thotë edhe ato që është dashur prej 420 milionë, as që ka filluar, prandaj nuk është çështja vetëm e zgjatjes së orarit, orës policore ose hapja e ahengjeve por edhe shumë faktor tjerë kanë ndikuar që të marrim këtë hap”, tha ndër të tjera ai.

/GazetaSinjali/