image Shoferi tejkalon në vijë të plotë në Prishtinë (PAMJE)

Sinjalizime

Shoferi tejkalon në vijë të plotë në Prishtinë (PAMJE)

news image

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë shkeljet në trafik, të cilat po u shkaktojnë rrezik pjesëmarrësve në komunikacion, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i fundit për të cilin një sinjalizues ka shkruar në adresë të Sinjalit ka ndodhur në Prishtinë, konkretisht para rrethit të Flamurit.

Në pamjet që ka dërguar sinjalizuesit shihet një shofer që thyen rregullat e trafikut dhe tejkalon në vijë të plotë, duke penguar dhe rrezikuar pjesëmarrësit në trafik, në shiritin rrugor të anës së kundërt.

Vetura që shihet duke tejkaluar në mënyrë jo të duhur është e tipit Golf me targat SK6796AL.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/