image Shoferi shpërfillë rregullat, tejkalon kamionin në vijë të plotë

Sinjalizime

Shoferi shpërfillë rregullat, tejkalon kamionin në vijë të plotë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:50 në rrugën Prizren – Shtime, më saktësisht në hyrje të fshatit Carralevë.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar një video ku shihet se si një veturë tejkalon kamionin në vijë të plotë.

Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/