Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:50 në rrugën Prizren – Shtime, më saktësisht në hyrje të fshatit Carralevë.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar një video ku shihet se si një veturë tejkalon kamionin në vijë të plotë.
Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/