Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Prishtinë.
Një sinjalizues ka dërguar një fotografi në adresë të Sinjalit, në të cilën shihet një kamion duke u kthyer në vijë të plotë, në mes të rrugës.
Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/