Një shofer përfundoi me veturë në një lokal te rruga “C”, pasi që humbi kontrollin mbi mjetin që po e drejtonte, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhë një vetaksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut./GazetaSinjali/
@papirusi.info #lajme #kosove #prishtin #prishtinacity ♬ original sound – Papirusi Info