image Shoferi kosovar "fluturon" 200 km/h në autostradë, videon e publikon në rrjete sociale

Siguri

Shoferi kosovar “fluturon” 200 km/h në autostradë, videon e publikon në rrjete sociale

news image

As gjobat e shqiptuara nga Policia e Kosovës, madje, as aksidentet e shumta me të lënduar e me viktima, nuk po ndikojnë në vetëdijesimin e shoferëve në Kosovë për t’i respektuar rregullat e trafikut, raporton Gazeta Sinjali.

Disa prej tyre, kryesisht të rinj, po vazhdojnë të vozisin me shpejtësi marramendëse dhe ndonëse po i ikin “syrit të policisë”, videot e këtyre veprimeve po i publikojnë vetë në rrjete sociale.

Në një video të publikuar dy ditë më parë në rrjete sociale shihet një shofer në autostradën “Arbën Xhaferi”, i cili drejton automjetin e tij natën me shpejtësi më të lartë se 200 km në orë.

Me këtë veprim ai rrezikon veten dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 47 aksidente të trafikut, në 16 prej tyre ka pasur persona të lënduar.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 236 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Aksident trafiku me fatalitet0
Aksident trafiku  me të lënduar16
Aksident trafiku  me dëme materiale31
Tiketa trafiku të shqiptuara1236

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/