image Shoferët e kamionëve marrin një lajm shumë të keq, del kamioni i parë autonom

Prezantimi/ Shoferët e kamionëve marrin një lajm shumë të keq, del kamioni i parë autonom

news image

Ndonëse nuk ka kabinë, Scania AXL menaxhohet nga një modul inteligjent me kamera, sensorë dhe GPS.

Automjetet autonome zakonisht ndërlidhen me makina elektrike, por një gjë të tillë nuk e ka Scania, pasi kamioni është mundësuar nga një motor biodizel SUS me djegie të brendshme, shkruan Auto Magazine.

Guroret dhe vendet e ndërtimit të mbyllura janë ideale për përdorimin e këtij kamioni.

Logjistika ka qenë shumë e suksesshme në menaxhimin e këtyre automjeteve në kushte të kontrolluara, por përdorimi i kamionëve autonomë në rrugët publike është ende një problem, duke pasur parasysh shumë çështje të pazgjidhura.