image Mitrovicë: Shoferët kapen për linjat e autobusit, njëri e pëson keq nga goditja me shkop druri

Siguri

Mitrovicë: Shoferët kapen për linjat e autobusit, njëri e pëson keq nga goditja me shkop druri

news image

Një ngatërresë mes shoferëve të transportit publik ka ndodhur dje, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit thonë se rasti ka ndodhur mes shoferit të një kompanie të autobusëve dhe shoferit të një minibusi, që transportojnë udhëtarë në disa lokacione.

Motivi i përleshjes dyshohet të jenë linjat e transportit, me të cilat operon kompania e autobusëve në fjalë dhe minibusi.

Si pasojë e mosmarrëveshjes, shoferi i minibusit dyshohet se ka sulmuar me shkop druri viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se rasti tashmë është denoncuar në Polici, me ç’rast kanë nisur kërkimet për kapjen e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/