image Bllokada në Beograd, situatë kaotike, ka shoferë që këmbëngulin të kalojnë

Rajon

Bllokada në Beograd, situatë kaotike, ka shoferë që këmbëngulin të kalojnë

news image

Ka filluar bllokada e paralajmëruar e urës së Gazelës në Beograd, e organizuar nga organizatat mjedisore. Është vënë re prania e policëve me rroba civile veturat e gjetura në urë po kthehen por disa shoferë nuk po dorëzohen.

Një sërë makinash ende nuk heqin dorë nga kalimi i urës së Gazelës, dëgjohen sirenat dhe ka drejtues shumë këmbëngulës që duan të kalojnë, ndaj po krijohet një kolonë serioze.

Edhe pse në një moment automjetet ishin fikur para Sava Center, një numër i automjeteve është rritur dhe vazhdimisht po bien sirenat. Nuk ka askund polici, në një moment është shfaqur një ambulancë, dhe një nga drejtuesit e mjeteve ka tentuar të kalojë bllokadën në makinë. Qytetarët e kanë tërhequr mënjanë dhe automjeti i tij ka mbetur i bllokuar në një grup personash. Ambulanca humbi”, shkruan N1.

Organizatorët i bënë thirrje policisë që të ruajë rendin dhe qetësinë publike.

Bllokada e urës së Gazelës ka filluar nga ora 14, ndërsa në Beograd është paralajmëruar bllokadë njëorëshe e urës së Pançevës.

/GazetaSinjali/