Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vërdovë të Pogradecit mbrëmjen e së premtes.
Banesa dy katëshe e dy familjeve është përfshirë nga flakët duke lënë pas vetëm shkrumb. Fatmirësisht 8 personat që jetonin aty kanë shpëtuar.
Vetëm kati i parë ka shpëtuar pa u djegur plotësisht, ndërsa nga kati i dytë nuk është shpëtuar asgjë edhe pse zjarrfikësit mbërritiën në kohë.
Mësohet se njëri nga zjarrfikësit gjatë punës ka pasur probleme me asfiksimin nga tymi dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit. Pas ndihmës së parë ai është në gjendje të mirë shëndetësore.