image Shkon në QKMF në Drenas dhe i shkatërron mobiliet në zyrën e mjekut

Siguri

Shkon në QKMF në Drenas dhe i shkatërron mobiliet në zyrën e mjekut

news image

Policia e Kosovës ka shoqëruar në Stacion Policor një person të dyshuar për “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se dje rreth orës 13:30 ka shkuar në zyrën e mjekut në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas dhe ka demoluar orenditë që kanë qenë aty.

Përveç mobilieve që i ka dëmtuar, Policia njofton se nuk është lënduar asnjë person./GazetaSinjali/