Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se derisa kishte qenë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, iu është vjedhur një shumë e parave të gatshme, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari, zyrtarëve policorë iu ka thënë se derisa e kishte parkuar veturën në parking brenda kishte pasur para të gatshme.
Ndërkohë, sipas tij, pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur paratë.
Sipas ankuesit, në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me çelës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Lidhur me ngjarjen, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është në hetime.