image Shkodër/ Vëllau në gjendje të alkoolizuar vret motrën

Shqipëri

Shkodër/ Vëllau në gjendje të alkoolizuar vret motrën

news image

Një rast i krimit në familje ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në Shqipëri, transmeton Gazeta Sinjali.

Fabian Vuka, një 55-vjeçar ka marrë jetën e motrës së tij, Diana Vukaj e cila kishte disa ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ku edhe jetonte.

Shefi i Komisaritatit Shkodër, Paulin Çupi ka dhënë detajet e ngjarjes së rëndë duke thënë se viktima u gjet e pajetë në krevatin e saj, ndërsa autorin e dyshuar e arrestuan pranë banesës.

 “Rreth orës 22:30 të natës së sotme, është marrë një telefonatë që Diana Vukaj ka dy ditë që ka humbur kontaktet me të afërmit e saj. Verifikimi i parë u bë në banesën e saj, ku u gjet e pajetë, rreth 60 vjece.

Është ushtruar kontroll në territorin e shtëpisë dhe rrethinat, ku është ndaluar vëllai i saj, rreth 56 vjec. Mendohet se kemi të bëjmë me krim brenda familjes. Ngjarja është e rëndë, po kryhen veprimet proceduriale. Diana Vukaj ka qenë në Gjermani dhe prej 3-4 ditësh ishte kthyer në banesë. Vrasja është kryer me armë zjarri, janë siguruar një pjesë e mirë e provave dhe po punojmë sërish për të marrë informacion.

Kufoma ndodhej brenda në banesë, brenda në dhomën e saj. Autori i dyshuar është në kushte depresioni, në gjendjen e alkoolit”, tha Çupi. /Gazeta Sinjali/