image Shkencëtarët kinezë zbulojnë origjinën e koronavirusit

Botë

Bota/ Shkencëtarët kinezë zbulojnë origjinën e koronavirusit

news image

Një studim i disa shkencëtarëve të universitetit të Kinës Jugore ka zbuluar arsyet e përhapjes së koronavirusit. Sipas burimeve zyrtare, virusi është transmetuar te njeriu nga lakuriqët e natës, të kontaminuar, të shitur në një treg peshku në Wuhan.

Biologët Botao Xiao dhe Lei Xiao, në raportin e tyre, kanë shkruar se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator afër tregut të qytetit që gjendet në epiqendër të epidemisë.

Shkencëtarët kanë kundërshtuar versionin zyrtar, sipas të cilit agjenti patogjen është transmetuar drejtpërdrejt nga lakuriqët e natës te njeriu, në një kohë kur mundësia që këto kafshë të mund të fluturonin sipër tregut ishte shumë e vogël.

Përveç kësaj, është vërtetuar se lakuriqi i natës nuk është një ushqim i shitur në qytet dhe në mënyrë të veçantë në atë treg. Kështu, kërkuesit kanë analizuar zonën përreth tregut dhe kanë identifikuar dy laboratorë që kryenin kërkime mbi lakuriqet e natës dhe agjentët patogjenë.

Më i afërti, qendra e Wuhanit për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimit, gjendet vetëm 280 metra nga qendra e përhapjes së virusit. Në të kaluarën, një shkencëtar që punonte në atë laborator kishte thënë se dy herë ishte sulmuar nga lakuriqët e natës dhe se duke njohur rrezikun e infeksionit të mundshëm është vënë në të dyja rastet në karantinë vullnetare për 14 ditë.

Sipas shkencëtarëve, ka gjasa në këtë mënyrë që virusi të ketë dalë nga laboratori për të prekur më pas pacientët e parë, edhe pse në studimet e ardhshme do të nevojiten prova më bindëse./GazetaSinjali/