Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, ka fituar një vend në formacionin e xhiros së gjashtë dhe të fundit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Sinjali Sportiv.
Dinamo Zagreb e mbylli fazën e grupeve si lider në grupin K, me bilanc prej katër fitoreve, dy barazimeve dhe asnjë humbje.
Lirim Kastrati ishte lojtari i ndeshjes së fundi që gjiganti kroat e fitoi ndaj CSKA Moskës me rezultatin 3-1. Reprezentuesi i Kosovës në këtë ndeshje ishte asistues te goli i dytë dhe autor i golit të tretë.
Faqja zyrtare e UEFA-s sot ka publikuar formacionin e javës, aty ku një vend e ka fituar edhe Lirim Kastrati. /Sinjali Sportiv/.