Mbrojtësi 20-vjeçar i Kroacisë, Josko Gavardiol ishte një nga sensacionet e Botërorit që lamë pas në Katar.
Ndonëse në një moshë të re, ai ishte një nga lojtarët më të dalluar jo vetëm të kombëtares por edhe të Botërorin, duke treguar një maturi të jashtëzakonshme në mbrojtjte, shkruan Sinjali Sport.
Së fundi, mbrojtësi kroat ka treguar se cili është klubi i ëndrrave të tij.
Gvardiol e ka zgjedhur Liverpoolin si klubin e ëndrrave të tij.
“Klubi im i ëndrrave? Do të ishte padyshim Liverpooli. Që i vogël kam parë shumë ndeshje të tyre me babin tim. Ne mbuluam çdo sezon në detaje. Është një klub që ka mbetur në zemrën time”, ka deklaruar Gvardiol.
Për kroatin kanë nisur menjëherë zërat për një lëvizje, me klubet si Real Madrid dhe Chelsea të interesuara për shërbimet e tij.