image Shkelje para syve të policisë

Kosovë

Skandaloze/ Shkelje para syve të policisë

news image

Një veturë e tipit “Polo” është xhiruar para pak çastesh duke bërë shkelje të rregullave në trafik para syve të policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur para stacionit kryesor të policisë së Kosovës në Prishtinë.

Në foton e dhe videon e siguruar nga ‘Sinjali’ shihet sesi kjo veturë është parkuar në hapsirën e destinuar për lëvizje të këmbësorëve.

Një pjestar i policisë i është ofruar drejtuesit të mjetit për të ia tërhequr vërejtjen për këtë shkelje, por duket që shiu i cili ka filluar të bjerë në kryeqytet nuk i ka lënë shumë hapësirë për ta shqiptuar ndonjë tiketë.

Për ta bërë edhe më të rëndë shkeljen, drejtuesi i automojeteti “Polo” në sytë e policisë së Kosovës bënë kundërvajtjen tjetër duke kthyer veturën në kahjen e kundërt, në vijën e plotë ndarëse të rrugës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës në Prishtinë./Sinjali/