Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit kanë organizuar së bashku me Policinë e Kosovës një aksion lidhur me mbikëqyrjen e masave antiCOVID në rajonin e Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili bëri të ditur se gjobat ndaj bizneseve për mosrespektim të masave antiCOVID janë nga 200 deri në 500 euro.
“Janë gjobitur 6 lokale për mosrespektim të masave antiCOVID në rajonin e Ferizajt. Gjobat janë nga 200 deri në 500 euro”, tha Thaçi për Sinjalin./Gazeta Sinjali/