Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet E.G., 29-vjeçar, pasi që dyshohet se ishte i përfshirë në një aksident trafiku dhe i njëjti më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka arritur që më pas të dyshuarit ta ndaloj në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren, njofton Gazeta Sinjali.
Gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur në brez një thikë luftarake me gjatësi 11cm.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Prizren ku pas matjes me alkootest ka rezultuar që përmban 1.15 promil.
Për rastin është njoftuar prokurori me udhëzimin e të cilit iniciohet rasti si “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve” si dhe “Shkaktimi i aksidentit të trafikut”./GazetaSinjali/