image Shiu vërshon rrugët e Prishtinës, "Dardania" mbulohet nga ujërat e zeza

Sinjalizime

Shiu vërshon rrugët e Prishtinës, “Dardania” mbulohet nga ujërat e zeza

news image

Si çdo ditë tjetër me shi, edhe sot gjendja e rrugëve në Prishtinë është e mjerueshme, raporton Gazeta Sinjali.

Derisa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shpreh keqardhje në Facebook, se do të anulohet performanca e një artisti në shesh, për shkak të reshjeve, qytetarët ankohen për gjendjen e rrugëve dhe parkingjeve në kryeqytet.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Sinjalit, e cila është realizuar në “Rrugën B”, njërën prej rrugëve më të frekuentuara në kryeqytet.

Gjendja më e mirë nuk është as në lagjen “Dardania”. Një sinjalizues tjetër, banor në këtë lagje, ka dërguar fotografi nga parkingu, i cili shihet i mbuluar nga ujërat e zeza, të cilat dalin në sipërfaqe sa herë që ka reshje./Gazeta Sinjali/