image Shifra të çmendura: Ronaldo shpenzon 720 mijë euro vetëm për një orë

Futboll

Sport/ Shifra të çmendura: Ronaldo shpenzon 720 mijë euro vetëm për një orë

news image

Pos kujdesit në fizik dhe pamjes, sportistët e njohur shquhen edhe për orët e dorës, të cilat llogariten të shtrenjta.

Profili @insaneluxurylife në Instagram ka publikuar orët dhe vlerën e përafërt të tyre. Vetëm për bizhuteritë Cristiano Ronaldo llogaritet se ka shpenzuar një milion euro.

Të tjerët yje mbajnë orë të firmave të njohura Rolex, Patek Philippe, Richard Mille dhe Audemars Piguet.

Cristiano Ronaldo mban orë Montres Breguet Touribillon me vlerë të tregut prej 720 mijë euro.

Gjithashtu Ronaldo ka edhe modelin Rolex GMT-Master II 116769TBR të zbukuruar me diamante në vlerë prej 500 mijë euro.

Lista e orëve të Ronaldos nuk përfundon me kaq. Lojtari ka edhe modelin Tourbillon të Montres Breguet Classique në vlerë prej 800 mijë euro.

Ora tjetër e Cristiano Ronaldo është modeli kryevepër Hublot MP-09 Tourbillon Bi-aks në vlerë prej një milion euro, kurse ora tjetër Frank Muller Cintree Tourbillon kap vlerën e një milion e 500 mijë euro.

Konkurrenti i tij më i madh në sport, Leo Messi mban modelin e arit të firmës Jacob dhe Co Epic SF24 Tourbillon në vlerë prej 190 mijë euro. Gjithashtu, ka edhe modelin Jacob dhe Co Epic X Chrono “Edicioni Messi”, në vlerë prej 28 mijë euro.

Luis Figo mban orën e arit 18 karatësh të firmës Jacob dhe Co Epic X Chrono me vlerë prej 40 mijë euro.Pep Guardiola mban orën e prodhimit Richard Mille RM27-01 Nadal me vlerë prej një milionë e 200 mijë euro.

Floyd Mayëeather mban orën Chronograph Audemars Piguet Royal Oak të artë dhe me 1005 trëndafila të diamantit dhe kjo orë kap shifrën e 270 mijë eurove.Marco Reus mban modelin Philippe Patek 5711 në vlerë prej 30 mijë euro.

Karim Benzema përdor modelin “Batman” të Rolex GMT-Master II në vlerë prej 18 mijë euro.