image Shi, shkarkime rrufesh e breshër/Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Shi, shkarkime rrufesh e breshër/Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme fillon me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me ditët e fundit, transmeton Gazeta Sinjali.

Dita e hënë dhe e martë paraqiten me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Kushtet agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur ketë proces i cili mund të vazhdoj sërish nga mesi i javës ku parashihen rreze dielli.

Sasitë e reshjeve të regjistruara në rrjetin e IHMK më të larta ishin në lindje dhe verilindje të territorit, ku sasia totale e reshjeve arriti rreth 50 litër për metër katrorë. Qendra e Kosovës shënoj 20-25 litër për metër katrorë. Verilindja 40-45 litër për metër katrorë, ndërsa në perëndim të vendit sasia totale e reshjeve u regjistrua nga 15-20 litër për metër katrorë”, thuhet në njoftim.

Në disa zona të komunës së Skenderajt kishte edhe breshër, ku janë shënuar dëme në kulturën e grurit, misrit dhe në perimekulturë.

Në fundjavë parashihen rritje të temperaturave maksimale.

May be an image of map

/Gazeta Sinjali/