Pas motit të ndryshueshëm që mbretëroj ditëve të fundit në vendin tonë, me shtrëngata, shi e në disa pjesë të vendit edhe me vërshime, në ditët e ardhshme pritet që në Kosovë të mbajë mot më stabil dhe kryesisht me diell.
Masa të nxehta ajrore nga Afrika veriore vazhdojnë të mbeten prezente mbi rajon dhe do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.
E mërkure 28.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore zhvillime të vransirave lokale. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 7.
E enjte 29.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 7. /Sinjali