Policia e Kosovës – Regjioni i Ferizajt, ka dënuar me 300 euro gjobë, një kompani ndërtimore në rrugën “Reçaku” në këtë qytet.
Ky dënim nga policia erdhi pas disa ankesave nga qytetarët dhe kësisoj zyrtarët policorë kanë dalur në vend të ngjarjes, me ç’rast kanë shqiptuar gjobën prej 300 euro, ndaj personit me inicialet B.Ç., 25-vjeçar.
“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe i ka shqiptuar fletëparaqitjen personit me inicialet B.Ç. i moshës 25 vjeçar, sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 35.4 me gjobë 300 euro, i cili nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjës për tu pajisur me leje përkatëse, duke i rrezikuar këmbësorët“, ka thënë Policia.
Më tej Policia bën të ditur, se përveç shqiptimit të dënimit ndaj kompanisë, janë dënuar edhe tre shoferë të botenjerkave-mikser, me nga 30 euro, kjo për shkak të parkimit të parregullt në trotuar.
Në njoftim, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te përgjegjësit e kompanive të ndërtimit që të pajisen me leje përkatëse për shrytëzimin e pjesës së trotuarit gjatë punimeve, ndërsa për shoferët e automjeteve transportuese të mallrave ndërtimore dhe auto-betonjerkave–mikser, të mos parkohen në mënyrë ta parregullt në trotuar.