image Shfaqet mjegulla nëpër rrugët e Kosovës, policia apelon për kujdes

Kosovë

Siguri/ Shfaqet mjegulla nëpër rrugët e Kosovës, policia apelon për kujdes

news image

Policia e Kosovës ka apeluar tek vozitësit që të shtojnë kujdesin e tyre për shkak të mjegullës e cila ka filluar të shfaqet në vendin tonë.

Ky institucion ka paralajmëruar ngasësit se vozitja e pakujdesshmë në mjegull mund të jetë e rrezikshme dhe me pasoja vdekjeprurëse për pjesëmarrësit në trafikun rrugor, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se mjegulla shfaqet më shumë në pozitat gjeografike më të ulta, ndërsa kufizimi më i madh i dukshmërisë mund të jetë më afër lumenjve ku mjegulla është më e dendur.

Policia u rekomandon shoferëve që t`i ndezin vetëm dritat e shkurtëra si dhe ato të mjegullës me qëllim që automjetet të jenë më të dukshme për shoferët e tjerë, ta mbajnë nën kontrollë shpejtësinë e si dhe krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes./Gazeta Sinjali/