image Shërohet nga koronavirusi drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan

Shëndetësi

Shërohet nga koronavirusi drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan

news image

Drejtori i Shërbimeve Publike të Gjilanit, Naser Korça, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur Korça i cili tha se mbrëmë pas mesnate ka marrë lajmin nga IKSHKP-ja se ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që u interesuan këto ditë për shëndetin e tij

https://www.facebook.com/naser.korca/posts/10222461325870065

Kujtojmë që Korça ka rezultuar pozitiv me koronavirus që nga data 17 qershor, ndërsa tani ka njoftuar se është shëruar plotësisht. /Gazeta Sinjali/