image Shërohen edhe 11 persona nga Malisheva, mbesin vetëm 4 të infektuar aktiv me Covid-19 në këtë komunë

Kosovë

Pandemia/ Shërohen edhe 11 persona nga Malisheva, mbesin vetëm 4 të infektuar aktiv me Covid-19 në këtë komunë

news image

Sot janë shëruar edhe 11 persona nga Malisheva, duke e çuar në 71 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga kjo komunë.

Ndërsa kanë mbetur edhe 4 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga komuna përmes një njoftimi për media, në të cilën thuhet se shërimi i 11 pacientëve, është konfirmuar nga komunikimi me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi 11 të shëruarit, edhe në testin e dytë, kanë rezultuar negativ.

Pas këtij lajmi të mirë për Malishevën, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Liridon Hoti, i kanë uruar të shëruarit dhe i kanë falënderuar qytetarët për kulturën e treguar gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar në mospërhapjen e virusit.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon:

Nga 76 të prekur me virusin korona, 71 prej tyre janë shëruar, 4 raste janë aktive dhe një rast ka pësuar me fatalitet./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/komuna.malisheve/posts/3520826601277167?__xts__[0]=68.ARC-_qq7LzxRQyFKS7yYMXWn5IsDkyM7fkPHz6EkB8CtQpjPNMGzagFA9tklvjfKyDrACYrIhXXQiMh1XgDkMQ2fwxrp2yhY6kgZ50bcomrdRs4H8u5i7e09Scgze7uWORfFk7N2iRq6qQBWeAkwmWKABcw1XmW6zedvYBrHVL_Wte4WzcmunLOXBWwHi__Q25jxJe3c0Ia7mjVjqwvRpnCq85Fz-oCE2STD17_y03q6Nwj01A-rHU868EdTGNF-c3QuGdvPUNmG7PmLZcDdNdd__MK8_1nv0Ls1wNTdf3rOILzSLjvoC3w2Myl-Nr_bQ7GPcAlVV2P1NtxjPYoombvxHf4b&__tn__=-R