Në rrugën Mushnikovë – Prevallë gjatë ditës së sotme ka pasur shembje të gurëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali, si dhe ka njoftuar se gjatë ditës një pjesë e korsisë së rrugës ka qenë e bllokuar për qarkullim.
Po ashtu, Osmanollaj bëri të ditur se tashmë rruga është e hapur për qarkullim dhe se policia është në vendin e ngjarjes.
“Në rrugën Mushnikovë – Prevallë ka shembje gurësh, por rruga është e hapur për qarkullim, aktualisht kompania për mirëmbajtjen e rrugës është në atë drejtim për të pastruar atë pjesë. Policia e komunikacionit është në vendin e ngjarjes. Një pjesë e korsisë ka qenë e bllokuar”, tha Osmanollaj./Gazeta Sinjali/