Është shembur rruga nga dalja e autostradës Podujevë – Prishtinë në kyçje të magjistralës Mitrovicë – Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur përmes një videoje të dërguar në redaksi nga Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Tutje, siç shihet edhe përmes pamjeve, sipas Sinjalizuesit, kjo gjendje është që nga dita e djeshme dhe rruga është e bllokuar.
Ndërkaq, një pjesë e autoudhës Mitrovicë-Prishtinë sot është mbyllur për qarkullim, pas shembjes së asfaltit në atë rrugë.
Rruga është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private por ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar
Gjithashtu, Gazeta Sinjali ka provuar të marrë detaje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit nuk kanë pasur informacione.