image Shembet një pjesë ure në Greqi, të paktën një viktimë e 4 të lënduar

Rajon

Shembet një pjesë ure në Greqi, të paktën një viktimë e 4 të lënduar

news image

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë pas shembjes së një pjesë ure në Patra të Greqisë.

Mediat në vend raportojnë se operacioni për nxjerrjen e trupave vijon ndërsa në pjesën e urës ku ndodhi shembja kryheshin punime prej dy vitesh për të realizuar një shembje të kontrolluar.

Nuk dihet ende sesa persona dhe automjete ndodheshin nën urë para shembjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhen pese autoambulanca ndërsa dy spitale janë vënë në gatishmëri të shtuar. Shembja besohet të ketë ndodhur rreth orës 12:46. /A2CNN

/GazetaSinjali/