image Shemben në rrugë tullat dhe fasada e një ndërtese në qendër të Prishtinës

Siguri

Shemben në rrugë tullat dhe fasada e një ndërtese në qendër të Prishtinës

news image

Zjarrfikësit kanë rrethuar një ndërtesë në rrugën “Garibaldi” në qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ramadan Breznica nga qendra e zjarrfikësve në Prishtinës tha për Gazetën Sinjali se bëhet fjalë për shembjen e fasadës dhe tullave të një ndërtese të vjetër në këtë rrugë.

Tulla dhe fasada kanë rënë nga një ndërtesë e vjetër në rrugë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për me e largu fasadën dhe materialin që ka mbetur i varur. I kemi ato mjetet për t’i larguar pjesët që janë gati të bien, që të mos rrezikohen kalimtarët”, tha ai.

Breznica tha se nuk ka asnjë person të lënduar nga ky rast.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë edhe me drejtorin e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, por ai ka qenë i paqasshëm./Gazeta Sinjali/