image Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19, kjo është gjendja e tij

Sociale

Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19, kjo është gjendja e tij

news image

Hoxhë Shefqet Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi i është rënduar gjendja shëndetësore pas infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Zyra për medie në QKUK. Por nga kjo zyrë kanë thënë se gjendja e tij tashmë është stabile.

“Zyra për medie e QKUK-së ju konfirmon se Shefqet Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive, gjendja shëndetësore e tij është stabile”, thuhet në përgjigjen për Sinjalin.

Problemin shëndetësore të Hoxhës e kanë bërë të ditur edhe në faqen e tij ku njoftohen ndjekësit se në këtë javë ai nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme për shkak të problemeve shëndetësore.

“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e Krasniqit në Facebook. /Gazeta Sinjali/