Një person nga Gjakova e ka kërcënuar shefin e tij, pasi që ky i fundit ia kishte ndërprerë kontratën e punës, shkruan Gazeta Sinjali.
Dje, gjatë mesditës, në shenjë revolte, punëtori i ka shkuar në zyrë shefit me sëpatë, me të cilën ia ka thyer tavolinën e punës.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervenimit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rastin “Kanosje”./Gazeta Sinjali/