Aventura e Xherdan Shaqirit te Liverpool duket se është afër fundit.
Sulmuesi shqiptar i cili shkëlqeu në Euro 2020 ka ngjallur interesim të madh te skuadrat e Serie A dhe liga turke.
Mediat nga Italia raportojnë se Lazio është shumë e interesuar për shërbimet e Shaqirit, dhe sipas mediave italiane Lazio ka dërguar edhe ofertë zyrtare në drejtim të Liverpoolit për 12 milionë euro.
Liverpool po kërkon 15 milionë për të liruar Shaqirin, dhe bisedimet priten të hapen së shpejti.
Nga Turqia e gatshme për të paguar 12 milionë është skuadra e Galatasarayt. /Gazeta Sinjali Sporti/