Xherdan Shaqiri po e feston sot (e diele) ditëlindjen e 30-të, derisa ka pranuar urime të shumta.
Përveç bashkëlojtarëve të tij te Zvicra dhe te Lyoni, anësori shqiptar ka pranuar një urime tejet të madh.
Ai erdhi nga ish-skuadra e tij, Liverpooli, që përmes rrjeteve sociale e uroi Shaqirin për 30 vjetorin e lindjes.
“Një shfaqje në Anfield që nuk mund të harrohet kurrë. Festime për djaloshin e ditëlindjes”, ka shkruar klubi anglez në faqet e tyre në internet.
Kujtojmë se Shaqiri qëndroi për tre vite te Liverpooli, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier, para se t’i bashkohej Lyonit në këtë verë.
Të kuqtë postuan golat e Shaqirit ndaj rivalit të tyre më të madh, Manchester United.