Xherdan Shaqiri është njëri prej shtatë futbollistëve që pritet të largohet nga skuadra e Liverpoolit pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan Gazeta Sinjali.
Bëhet e ditur se te Liverpooli kanë vendosur që ta nxjerrin Shaqirin në shitje këtë verë dhe për kartonin e tij, po shpresojnë të marrin një ofertë deri në 15 milionë euro.
Shaqiri këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe kjo ka bërë që në klub mos të llogaritin në shërbimet e tij për sezonin tjetër. Shaqiri 29-vjeçar këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 19 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kurse me kampionin e Anglisë, ka kontratë deri në vitin 2023. Shaqiri karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayerni e Baseli. /GazetaSinjali/