Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere. Ekipi anglez po planifikon të bëj ndryshime dhe njëri prej të larguarve pritet të jetë kosovari me pasaportë zvicerane.
Lajmin e ka bërë të ditur portali “Liverpool Echo”.
Përpos Shaqirit, nga “Anfield” pritet të largohen edhe lojtarët si Nat Phillips, Harry Wilson, Divock Origi e Neco Williams.
Megjithatë, Shaqiri pati sukses të madh në nivel ekipor, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.
Ish-futbollisti i Baselit, Bayernit, Interit dhe Stoke Cityt do ta kërkojë një klub të ri para fillimit të sezonit të ri.
Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën futbollisti nga Zhegra e Gjilanit./Gazeta Sinjali Sporti/