image Shaqiri: Loja ndaj Kosovës shumë e veçantë për mua, vetëm prindërit e mi donin 40 bileta

Futboll

Shaqiri: Loja ndaj Kosovës shumë e veçantë për mua, vetëm prindërit e mi donin 40 bileta

news image

Nesër do të zhvillohet ndeshja Zvicër-Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. Për këtë ndeshja ka folur edhe ylli i futbollit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri i cili përfaqëson kombëtarën e Zvicrës.

I njëjti tha se interesimi për ta shikuar këtë ndeshje është shumë i madh, teksa tregoi se ka pasur shumë kërkesa për bileta.

Teksa foli për biletat, ai shtoi se edhe prindërit e tij, ia kanë kërkuar hiq më pak se 40 të tilla për këtë ndeshje. Ai po ashtu tregoi se shokët ende e thërrasin çdo ditë për bileta duke thënë se shpreson që këtë çështje ta mbyllë sonte.

“Është një lojë shumë e veçantë për mua. Të luaj kundër Kosovës në Basel dhe në të njëjtën kohë të barazosh rekordin e Heinz Hermann e bën atë edhe më të veçantë për mua. Por prioriteti i parë është sigurisht kualifikimi në Kampionatin Evropian. Vetëm prindërit e mi kanë kërkuar 40 bileta. Shokët ende më thërrasin çdo ditë. Dua që kjo çështje që të marrë fund sonte dhe pastaj ta mbylli telefonin”, ka thënë Shaqiri.

/GazetaSinjaliSport/