image Shiten brenda një ore të gjithat biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

Futboll

Shiten brenda një ore të gjithat biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

news image

Sot, Federata Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë, e cila do të luhet në muajin nëntor, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Por, vetëm një orë pas këtij njoftimi, e njëjta ka dalë me njoftim të ri ku bën të ditur se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.

33 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në ballafaqimin, i cili do të nis nga ora 20:45.

Kjo ndeshje nuk do të ketë rëndësi shumë të madhe për Kosovën, së cilës i janë shuar gjasat dhe shpresat për kualifikim në Kampionat Evropian.

Kurse, për “Helvetikët” fitorja do të kishte rëndësi të madhe pasi e shohin veten në vështirësi pas barazimit të fundit me Bjellorusinë.

Loja e parë mes Kosovës dhe Zvicrës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2.

/GazetaSinjaliSport/